Transcription of ClosedCaptions is underway . Subtitles by the Amara community.

Rethinking infidelity a talk for anyone who has ever loved Esther Perel

Translator: Albana TelhaiReviewer: Fex Thaqi Pse tradhëtojmë? Dhe pse njerëzit e lumtur tradhëtojnë? Dhe kur themi “pabesi�,çfarë nënkuptojmë saktësisht? Nënkupton një bashkim, histori dashurie,seks me pagesë, një dhomë chati, një masazh me fund të lumtur? Pse mendojmë se burrat mashtrojnë ngamërzija dhe frika e intimitetit, por gratë mashtrojnë nga vetmiadhe etja për intimitet?

Dhe a përbën një aferë gjithmonëfundin e një marrëdhënie? Përgjatë 10 viteve të fundit,kam udhëtuar nëpër botë dhe kam punuar gjerësishtme qindra çifte të cilët kanë qënëshpartalluar nga tradhëtia. Është një akt i thjeshtë shkelje i cili mund t’i vjedhënjë çifti marrëdhënien e tyre, lumturinë dhe thelbine identitetit të tyre: një aferë. E megjithatë, ky akt ekstremishti zakonshëm është kaq pak i kuptuar.

Pra, ky diskutim është për cilindoqë ka dashuruar ndonjeherë. Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuarqë kur u shpik martesa, po kështu dhe tabuja, kundër saj. Në fakt, tradhëtia ka një këmbëngulje qëmartesa mund vetëm ta ketë zili, aq e vërtetë është kjo saqë,kjo është urdhëresa e vetme që përsëritet dy herë në Bibël një herë për kryerjen dhe herën tjetërvetëm për të menduarit. (Të qeshura)

Pra, si mund ta pajtojmë atë qëndalohet universalisht, dhe po universalisht praktikohet? Përgjatë historisë, burrat praktikishtkishin licensë për të tradhetuar me pasoja minimale, dhe të mbështetur nga një mori teorishbiologjike dhe evolucionare që justifikonin nevojën e tyrepër të bredhur, kështu që standardi i dyfishtë është aqi vjetër sa dhe vetë adulteria. Por kush e di se çfarë ndodh në të vërtetëatje nën ҫarҫafë, apo jo?

Sepse kur vjen fjala te seksi, presioni për burratështë që të mburren dhe ta egzagjerojnë, por presioni për gratë është ta fshehin,minimizojnë dhe mohojnë, ҫka nuk është e habitshme kur kujton seka ende nëntë shtete ku gratë mund të vritenpër shmangje nga e duhura. Tani, monogamia nënkuptontenjë person për gjithë jetën. Sot, monogamia nënkuptonnjë person në një kohë. (Të qeshura)

(Duartrokitje) Them se, shumë prej jush mund keni thënë quot;Unë jam monogam në të gjithamarrëdhëniet e mia.quot; (Të qeshura) Dikur, në fillim martoheshim, dhe bënim seks për herë të parë. Por tani ne martohemi, dhe ndalojmë së kryeri seks me të tjerët.

Leave a Reply